Ka nisur referendumi në të gjithë vendin, ku do të votohet për shkarkimin e kreut Të PD, Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook e tij, Berisha shkruan se sot mbahet sipas tij “referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Te gjithë te votojmë!”.
Ndërkohë Berisha ka publikuar edhe disa foto nga qendrat e votimit dhe flet për një “pjesëmarrje e shkëlqyer ne mbare vendin ne referendumin e lirisë!”.
Po ashtu ai ka publikuar edhe një video nga Dega 2 në Tiranë , ku duken radhë të gjata.