Mbështetësi i VV ka një porosi të fortë për Shpendin

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti iu gëzua shumë fitores, të cilën e kishte në kufi, ndërsa gëzimin e saj nuk e la pa e shprehur edhe në rrjetet sociale.

Fitoren ia uruan në Facebook mbështetësit e tij, por jo të gjithë kishin urime të ngjashme. Njëri nga aktivistët i shkroi një porosi tejet të vlefshme në Facebook, porosi e cila fliste për përgjegjësinë e kryetarit  ndaj atyre që ia dhanë besimin.

“Përshëndetje kryetar! Kërkova krahë ti dhamë, kokën e ke, tani vetëm punë, punë, jo arsyetime dhe as ankesa.

Fillo me projekte të mëdha, rruga A, harten zonale, terrenet sportive etj. Kryetar a mund ta ketë komuna një shtepiak i cili do të kujdesej për prishjet ditore që ndodhin në infrastrukturë, psh nëse bëhet diku një gropë-të mbyllet menjëherë, një poç elektrik, një kubëz, një pusetë etj. dhe të gjitha këto të raportohen online nga neve.

Duam që të jemi model i qeverisjes dhe pas 4 viteve të fitojmë pa balotazh! Ofro bashkëpunim me partitë në kuvend dhe zhvillojeni qytetin se është i të gjithëve. Punë të mbarë dhe shumë suksese! Për çdo gjë na ke pranë, por mos harro që ne votuesit tuaj do të jemi zëri kritik i qytetarisë aktive.”