Mbërrijnë në Kosovë 38 bashkëardhetarë që ndodheshin në Slloveni

Ambasada e Kosovës në Slloveni, ka bërë të ditur se në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve sllovene, të shtunën është mundësuar kthimi në Kosovë i 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

“Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës🇽🇰”- njofton Ambasada e Kosovës në Slloveni përcjell Klan Kosova.