Ballina Sport Futboll Mbappe pritet të luajë me maskë kundër Holandës

Mbappe pritet të luajë me maskë kundër Holandës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Holandës.

Kështu, ka paralajmëruar trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili llogarit në sulmuesin Mbappe për këtë përballje.

Mbappe në ndeshjen kundër Austrisë e theu hundën dhe u raportua se do t’i mungoj Francës në dy ndeshjet e ardhshme të fazës së grupeve.

Megjithatë, Mbappe ka stërvitur ditët e fundit me ekipin, ndërsa kundër Holandës do të paraqitet me maskë në fytyrë, të cilën e provoi për herë të parë në stërvitjen e së enjtes.

Dueli mes Holandës dhe Francës, luhet sot prej orës 21:00 dhe i takon Grupit D të “Euro 2024”.

Si Holanda ashtu edhe Franca, i kanë nga tri pikë pas fitoreve që i arritën në ndeshjet e para të grupit.

Exit mobile version