Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i Ligue 1 të Francës nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë të Francës (UNFP).
Ishte trofeu i pestë rresht i fituar nga superylli francez. Në vitin 2020 nuk pati ceremoni për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kapiteni i Francës udhëhoqi PSG-në drejt titullit të 12-të, ndërsa në verë pritet të transferohet te Real Madridi. Në listën për lojtarin më të mirë në Francë ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.
Mbappe për herën e gjashtë rresht pritet ta fitojë edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në Francë.
Ai ka 27 gola në 32 ndeshje.
Antoine Griezmann në ceremoninë e të hënës e fitoi çmimin si futbollisti më i mirë që luan në një ligë jashtë Francës, kurse Gianluigi Donnarumma e fitoi epitetin e portierit më të mirë. Pati edhe çmime tjera.