Kombëtarja e Francës do të jetë pa lojtarin kryesor në ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian, që e luan ndaj Holandës.
Sulmuesi Kylian Mbappe do të mungoj në këtë ndeshje që luhet të premten prej orës 21:00 dhe i takon Grupit D.
Mungesën e Mbappes në këtë përballje e ka konfirmuar e përditshmja franceze “L’Equipe”. Mbappe theu hundën në duelin kundër Austrisë, të cilin Franca e fitoi me rezultatin 1:0, ndërsa është i detyruar të pushoj.
Ai nuk do t’i nënshtrohet operimit të hundës por do të luaj me maskë në Evropian, ndërsa tashmë ka nisur trajtimin që mund të zgjasë disa ditë.
Krahas Holandës, Mbappe ka gjasa të mëdha t’i mungoj Francës edhe në ndeshjen e fundit të grupit me Poloninë, e cila luhet më datën 25 qershor.
Sipas të gjitha gjasave, Mbappe do të jetë gati për fazën nokaut nëse Franca e kalon grupin. Franca dhe Holanda kanë nga tri pikë në grup pasi në duelet e para kanë shënuar fitore ndaj Autrisë, përkatësisht Polonisë.