Pas eliminimit nga “Euro 2024”, sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe javën e ardhshme pritet të prezantohet te skuadra e Real Madridit.
Edhe pse ka realizuar ëndrrën e tij për t’u transferuar te Real Madridi, Mbappe ka mbetur tejet i zhgënjyer me paraqitjen e tij në “Euro 2024”.
Në të vërtetë, as Franca nuk tregoi paraqitje të mirë në këtë turne, në të cilin u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja.
Mbappe 25-vjeçar ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në pesë paraqitje, ndërsa në ndeshjen e parë të Evropianit e theu hundën.
Francezi ka pranuar se synimi i tij ka qenë të shpallet kampion i Evropës por ka shtuar se Spanja e ka merituar më shumë kalimin në finale për shkak të paraqitjes më të mirë.
“Kam dashur të bëhemi kampion të Evropës, por ky është futbolli. Ne do të vazhdojmë tutje, ndërsa unë do të përgatitem për aventurën e re që me pret te Real Madridi”, ka thënë Mbappe.
Ai iu bashkua Realit si lojtar i lirë nga PSG-ja, me të përfunduar sezoni 2023/24 dhe me ekipin spanjoll ka firmosur kontratë deri në vitin 2029.