Stina e verës bën që aktiviteti fizik të zhvendoset nga palestra drejt natyrës.
Por nëse fitnesi nuk është pika juaj e fortë, ne kemi disa këshilla për ju se si të kryeni lëvizje për të mbajtur trupin në formë, pa qenë nevoja të mbylleni në palestër.
Duhet fare pak: një gjysëm ore ushtrimesh fizike në park në fund të ditës, duke shfrytëzuar orët më të freskëta dhe dritën e ofruar nga netët e para të verës, mbase në shoqëri të miqve apo mikeshave.
Shkallët dhe Hapat: Janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë.
Ekspertët thonë në çdo rast: Mënyra ideale e stërvitjes për të gjithë, është ecja të paktën 30 minuta në ditë.
Përdorimi i shkallëve në vend që të merrni ashensorin është një ide shumë e mirë për të djegur kalori, dhe për të tonifikuar këmbët dhe gjithë trupin.