Sot në Athinë mbahet raundi i 62-të i kontakteve eksploruese Greqi-Turqi. Diskutimet do zhvillohen në hotel të Athinës, mes ambasadorit grek, Pavlos Apostolidhis dhe zv/ministri i Jashtëm turk, Sedat Onal.
Zëvendës ministri i Jashtëm i Turqisë do të qëndrojë dhe nesër në Athinë për një takim me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Jashtme të Greqisë, Themistoklis Demiris për bisedime të çështjeve bilaterale dhe Qipros.
Kontaktet vijnë vetëm 10 ditë para Samitit të Lartë të 25-26 marsit në Komisionin Europian, samit tepër kritik fokusuar në ecurinë e marrëdhënieve Turqi-Greqi./bw