Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot organizon Provimin e Maturës 2017 për afatin e qershorit, pjesa e parë, për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.
Ministria njofton se provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit në shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, në orën 10:30