Mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Në Tiranë është mbajtur ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, që ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 95-vjeçare, raporton Aanadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë si Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ministra nga të dy vendet, patriarku ortodoks grek Bartolomeu, klerikë nga disa vende, si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, kryeministri Rama u shpreh se Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij në shërbim të shpresëtarëve ortodoksë të Shqipërisë.

“Sot komuniteti ortodoks jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë ka zi”, tha Rama.

Në fjalën e tij Mitsotakis u shpreh se kryepeshkopi Anastas ishte gjithmonë një urë miqësie midis popujve.

Kryeministri grek theksoi se Janullatos ndërtoi kisha, hapi institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie.

Kryepeshkopi Janullatos ndërroi jetë më 25 janar në një spital të Athinës, sipas Kishës Ortodokse të Shqipërisë, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Greqi, ndërkohë që nga viti 1992 ka shërbyer si Kryepeshkop i Shqipërisë. Trupi i tij do të prehet në Shqipëri.