Mbahen funerale për viktimat e vrarë në Nablus të Bregut Perëndimor

Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor është rritur në 11.

Funeralet po mbahen në qytetin e pushtuar të Nablusit të Bregut Perëndimor për protestuesit palestinezë të vrarë të premten nga forcat Izraelite. Të paktën 11 palestinezë u vranë ndërsa protestat përfshinë Bregun Perëndimor.
Kjo sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë.
Të gjithë të vrarët u vranë në pjesë të ndryshme të qytetit pasi demonstratat vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme. Dhuna në Bregun Perëndimor sinjalizon një valë të re trazirash atje si pjesë e përshkallëzimit të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës. /mesazhi.com