PËRBËRËSIT:
• 1 litër qumësht,
• 1/4 kg miell misri,
• 2 vezë,
• 100 gr gjalpë,
• 1/2 kg mazë ose djathë i yndyrshëm,
• kripë sipas nevojës.
Në qumësht të valë, hidhet mielli gradualish duke e përzier, që të mos mbesin kokrriza mielli. Largohet nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtohen gjalpi dhe vezët e tundura në shkumë të dendur. Masa e përzier mirë, derdhet në tepsi të lyer me yndyrë, mbi i hidhet maza e shkrirë ose djathi në rende dhe futet në furrë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30 minuta. Maza pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë me kos, speca të mbushur me gjizë, djath etj.