Ballina Auto Mazda CX-3 i ri do të ketë platformë më të gjerë (Foto)

Mazda CX-3 i ri do të ketë platformë më të gjerë (Foto)

Po vjen CX-3, si crossoveri kompakt më i madh deri më tani

Gjenerata re e Mazda CX-3 është në përpunim e sipër, ndërsa do të vije para 2020-ës me disa ndryshime krahasuar me modelit paraprak.

Meqenëse paraardhësi nuk ishte më i madhi i llojit të vet, i riu do të të ketë platformë tërësisht të re, që është shumë më e madhe.

Pasi CX-3 i tanishëm është bazuar në platformën e Mazda2, i riu do ta ketë atë të Mazda3 me përmasa shumë më të mëdha, që pritet të shihet në LA Motor Show.

Në këtë formë, CX-3, do ta ketë të mundur t’i bëjë ballë rivalëve si Toyota C-HR dhe Hyundai Kona.

Së bashku me zgjerimin e platformës, CX-3 do ta ketë edhe motorin SkyActivX me gjashtë shpejtësi manuale ose automatike.

Ndryshimet tjera nuk dihet, por pritet të jenë në ulëse me të rehatshme, sistem në të fuqishëm dhe të ofrojë udhëtim sa më të lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version