Ballina Lajmet Rajon dhe Botë May: Ne mund të dëshmojmë se vendimet e Brexit janë të gabuara

May: Ne mund të dëshmojmë se vendimet e Brexit janë të gabuara

Theresa May do t’i tregojë parlamentit më vonë se Britania e Madhe mund të “provojë se vendimet e Brexit janë të gabuara”.

Kryeministrja shton se ajo dëshiron marrëveshjen më të mirë të mundshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.

Kjo deklaratë e saj vije pas raundi të pestë të negociatave me Brukselin.

Është grupi i fundit i bisedimeve përpara se krerët e BE-së të takohen për të vendosur nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për të folur për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, pas Brexit.

Në fjalimin e saj të parë në parlament që kur ajo përmendi planet e saja në Firence, May do të përshkruajë ambicien e Qeverisë për një “partneritet të ri, të thellë dhe të veçantë me BE-në e suksesshme dhe të fortë”./Mesazhi/

 

 

Exit mobile version