Ballina Sport Futboll Mavraj, kapiten i Shqipërisë kundër Lihtenshtajnit

Mavraj, kapiten i Shqipërisë kundër Lihtenshtajnit

Gianni de Biasi është duke bërë përgatitjet e fundit për takimin, që do të luhet nesër, kundër Lihtenshtajnit.

Trajneri italian, Gianni de Biasi është duke bërë përgatitjet e fundit për takimin, që do të luhet nesër, kundër Lihtenshtajnit.

Ai duket se ka fiksuar tashmë në mendje edhe formacionin, me të cilin do të fillojë këtë përballje, ndërsa surpriza në 11-shen titullare pritet të jetë Naser Aliji. Mbrojtësi i Kaiserslautern në Bundesliga 2 do të marrë vendin e Ansi Agollit.

Një gjë e tillë do të thotë se kapiteni kundër Lihtenshteinit do të jetë Mërgim Mavraj, shkruan “Newsport”.

Nuk dihet, ende arsyeja e uljes në stol të Ansi Agollit nga ana e trajnerit, De Biasi, ndërsa duket se italiani ka menduar ta lërë në pushim kapitenin, në mënyrë që mbrojtësi i majtë të mos shpenzojë energji ndaj Lihtenshtajnit, pasi mund t’i duket i freskët, në takimin kundër Spanjës.

Exit mobile version