‘Fjalën e fundit mos e thuaj të parën’ – fjalë e urtë popullore
‘Fjalën e fundit as në fund mos e thuaj’ – Vehbi Zeqiri
Mos nxito në komunikim dhe në vendimmarrje.
Bëhu i/e duruar dhe mendo mirë përpara se të flasësh.
Jepi vetes kohë për të reflektuar dhe analizuar situatat, me kujdes. Do të ndihmoj shumë në shmangien e gabimeve dhe keqkuptimeve
Në disa raste, fjalën e fundit as në fund mos e thuaj.
Ne nuk mund ta dimë se kur është fundi i një situate (ngjarjeje)!
Mos këmbëngul në opinionin apo qasjen tënde.
Më e rëndësishëm është ruajtja e raporteve me të tjerët.
Bëhu i matur në komunikim dhe vendimmarrje.
Mos harro, ka kohë kur e ke festuar ‘mbrëmjen e maturës’.
A ende nuk je bërë i/e matur?
Vehbi Zeqiri