Ballina Kuzhinë Mashurka të Skuqura në Tigan – Receta për një Pjatë të Lehtë...

Mashurka të Skuqura në Tigan – Receta për një Pjatë të Lehtë dhe të Shijshme

Mashurkat e skuqura në tigan janë një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme, ideale për stinën e pranverës, kur është e mundur të gjendet ky ushqim plot vlera dhe me pak kalori.

Një recetë për t’u shërbyer si një pjatë e dytë që shoqëron mishin ose peshkun, por edhe për të pasuruar një omëletë.

Ato janë të pasura me vitamina, fibra dhe minerale, përmbajnë pak kalori, prandaj janë ideale edhe për një pjatë të lehtë dhe dietike.

AgroWeb.org jufton të zbuloni më poshtë se si të përgatisni mashurkat e skuqura në një tigan duke ndjekur recetën dhe këshillat hap pas hapi.

Përbërësit

  • 500 g mashurka
  • 125 g domate qershi
  • ½ qepë
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe borzilok për shije

Përgatitja

Filloni duke larë mashurkat dhe më pas duke shkurtuar skajet, në fund pritini në copa të vogla.

Trasferojini në ujë të kripur për t’i zbutur.

Më pas kullojini dhe kalojini në ujë dhe akull për të mbajtur të gjallë ngjyrën.

 

Qëroni dhe prisni në kubikë qepën.

Lani domatet qershi dhe pritini në gjysmë.

Në një tigan kaurdisin qepën me pak vaj ulliri, e më pas shtoni domatet qershi.

Shtoni edhe mashurkat e kulluara mirë.

Trazojini dhe më pas hidhni ujë sa përbërësit të mbulohen.

Jepini shije me kripë dhe gatuajeni duke shtuar më shumë ujë nëse është e nevojshme.

Pasi të jenë gati, transferojini mashurkat në një enë për servirje, shtoni borzilokun e freskët dhe shërbejeni.

Exit mobile version