Ballina Arritje Teknologji Mashtruesit e kriptomonedhave hakojnë llogarinë në X të OpenAI

Mashtruesit e kriptomonedhave hakojnë llogarinë në X të OpenAI

Postimi tashmë është hequr ndërsa OpenAI nuk ka komentuar ende në lidhje me ngjarjen. Nuk është hera e parë që një llogari e tyre X kompromentohet dhe përdoret për fushata phishing.

Llogari zyrtare e njoftimeve për mediat e OpenAI u kompromentua nga të njëjtët mashtrues me kriptomonedha që hakuan llogari të lidershipit të kompanisë në muajt e kaluar.

Mbrëmjen e të Hënës OpenAI Newsroom, një llogari e krijuar së fundi nga OpenAI për të dhënë informacione për produktet dhe politikat e saj më të fundit, postoi lidhur me një token blockchain me brendin e OpenAI quajtur $OPENAI.

Sigurisht ky token nuk ekziston dhe postimi në X dërgon përdoruesit tek një uebsajt phishing që imiton uebsajtin e OpenAI. Një buton për të fituar token $OPENAI inkurajon përdoruesit të lidhin portofolët e tyre të kriptomonedhave ndërsa përpiqet të vjedhë paratë e tyre.

Postimi tashmë është hequr ndërsa OpenAI nuk ka komentuar ende në lidhje me ngjarjen. Nuk është hera e parë që një llogari e tyre X kompromentohet dhe përdoret për fushata phishing.

Në Qershor të 2023 llogaria e CTO-së Mira Murati postonte mesazhe të ngjashme duke promovuar një token që nuk ekziston. Tre muaj më parë kryeshkencëtari Jakub Pachocki dhe hulumtuesi i OpenAI Jason Wei u hakuan gjithashtu për të postuar mashtrime në profilet e tyre.

Exit mobile version