Mashtrimet me bileta të aeroplanit, 2 persona në pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi kanë mashtruar disa bashkatdhetarë për nxerrje të aviobiletave në Zvicër dhe Gjermani.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve. Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 CHF dhe 25,798 euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/