Ballina Arritje Teknologji Mashtrim kompjuterik, 17 persona në pranga

Mashtrim kompjuterik, 17 persona në pranga

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Një operacion policor është zhvilluar në disa zona, teksa në pranga kanë përfunduar 17 persona.

Kontrollet janë kryer në 32 ambiente në Tiranë dhe Shkodër, kështu thuhet në njoftimin policor.

“Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër”, thuhet në njoftimin e bluve.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Exit mobile version