MAShT: Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë , ora e parë e mësimit t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionor, shpirtëror ë e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit.