Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) organizon konferencë për media me rastin e fillimit të vitit shkollor 2020/2021 në kushte pandemie.
Pjesëmarrës në konferencë janë:
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj
Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani
Kryesuesi i Kolegjiumit të DKA-ve, Besim Avdimetaj
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj
Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti
Konferenca mbahet nesër (e diel), 13 shtator 2020, në MASh – kati I, në ora 11:00.