Masat kundër koronavirusit ulin dukshëm numrin e aksidenteve dhe gjobave në trafik

Kosovarët po i zbatojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi e duke dal më pak jashtë.

Si rrjedhojë, kjo ka rezultuar pozitive edhe në aspektin e aksidenteve dhe gjobave në trafik, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit kanë ndodhur vetëm  16 aksidente, ndërkaq që pesë prej tyre kanë qenë me të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 136 gjoba në trafik, teksa në raste normale ky numër zakonisht shkon mbi 1 mijë e 500.

Aktualisht, në Kosovë janë konfirmuar 21 raste pozitive me koronavirus.