Nga sot hynë në fuqi masat e reja preventive në parandalimin e pandemisë, të cilat Qeveria mbrëmë i miratoi me rekomandime të Komisionit për sëmundje infektive. Protokolli i ri për objektet e hapura gastronomike pavarësisht se sa persona do të jenë të pranishëm në gjitha eventet, duhet të kenë:
Masat e reja anti-kovid për gastronomi
Certifikatë imunizimi se ka marrë së paku një dozë të vaksinave kundër COVid-19; ose
Vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit;
Këto kushte për prani në objektet gastronomike kërkohen për personat mbi 18 vjet.
Duke i marrë parasysh të gjitha kufizimet që janë në fuqi, tashmë pa plotësuar këto kushte nuk lejohet hyrja në Qendrat e mbyllura tregtare, kazinotë, bastoret, kafenetë, restorantet ditore apo të ahengjeve familjare, në sallat e hapura dasmash, koncerte, seminare, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive.
Në të gjitha objektet gastronomike ku kapaciteti është mbi 30 persona detyrohen të lënë tek dera një person të posaçëm që mban rendin dhe zbaton këto masa. Kurse ata që janë me kapacitet më pak se 30 persona, kontrollin janë të detyruar ta bëjnë personeli tyre i shërbyesve. Mbetet në fuqi ndalesa e organizimit të dasmave, ahengjeve dhe manifestimeve në objektet e mbyllura, përderisa lloje tjera të eventeve edhe më tej mund të organizohen më vetëm 30% të kapacitetit”, tha Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë së RVM-së.
Përkundër rekomandimit të autoriteteve shëndetësore se edhe daljet nga shteti të kushtëzohen, ekzekutivi vendosi dy javë kohë deri në hyrjen në fuqi të masave për të gjitha ata që hynë në vend.
Masat e reja anti-kovid për udhëtim:
Nga 1 Shtatori shtetasit tanë dhe të huajt mund të hynë në vend nëse në pikat kufitare posedojnë:
Certifikatë imunizimi se ka marrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19; ose
Vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit; ose
Test të kryer PCR negativ të bërë jo më vonë se 72 orë nga hyrja në RMV.
Shtetasit tanë që kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë PCR test negativ apo certifikatë të vaksinimit me dy doza ose vërtetim nga mjeku që ka kaluar infeksionin në 45 ditët e fundit nga dita e shërimit do të zbatohet masa e karantinës prej 7 ditësh në izolim shtëpiak”, theksoi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së RVM-së.
Shtetasit e huaj që tranzitojnë pas 1 shtatorit nëpër vendin tonë pa kushte do të mund ta bëjnë atë në afat prej 5 orësh me vetë deklarim të nënshkruar që duhet ta tregojnë në hyrje-dalje të pikave kufitare. Që prej fillimit të pandemisë, sa herë që vendi ka shtrënguar masat për hyrje-daljet në shtet për shtetasit e huaj, edhe vendet e tjera kanë vepruar mbi parimin e reciprocitetit dhe e kanë bërë të njëjtën për shtetasit e Maqedonisë. /alsat