Masat anti-Covid, rikategorizohen komunat sipas rrezikshmërisë – orë policore në të gjitha qytetet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ri-kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë nga COVID-19 dhe masat për këto komuna.

Në zonën e kuqe janë 21 komuna, në zonën e verdhë 10 dhe në zonën e gjelbër 7 komuna, shkruan lajmi.net.

Në zonën e kuqe, kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 19:00 deri në 05:00, në zonën e verdhë nga ora 18:00-05:00 dhe në zonën e gjelbër nga 20:00 deri në 05-00.

Ky është njoftimi i plotë:

Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Shpjegim:

Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)

Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00