Të paktën 85 persona kanë gjetur vdekjen të premten si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie në gadishullin egjiptian të Sinait.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bëri me dije se të paktën 75 persona janë plagosur gjithashtu në këtë sulm duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.
Sulmi në Xhaminë Al-Rawdah, në qytezën Bir al-Abd të provincës Arish, u ndërmor gjatë falje së namazit të xhumasë.
Sipas dëshmitarëve okularë, terroristët hodhën bombë në mesin e besimtarëve dhe pastaj hapën zjarr kuturu.
Më herët, televizioni “Al-Arabiya” njoftoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve ishte të paktën 100.
Në vend u shpallën 3 ditë zie kombëtare.