Masakra në Selenicë, autori del para Gjykatës

24-vjeçari, Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit.

Prokurori i çështjes është Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj. Ndërkohë asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë në Gjykatë Ritvan Zykajn.

Mungesa e avokatit bën që seanca të pezullohet derisa në krah të “monstrës së Selenicës” të përcaktohet një avokat kryesisht që të marrë çështjen e Zykajt.

Ndërkohë famijarë të familjes Hoxhallari që u vranë dhe më pas u dogjën në janar të këtij viti bëjnë apel për rikthimin e dënimit me vdekje, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.