Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Masakra në Las Vegas, policia dyshon se Paddock është ndihmuar nga një...

Masakra në Las Vegas, policia dyshon se Paddock është ndihmuar nga një person tjetër…

Policia në Las Vegas tha se ka gjetur makinën e autorit të masakrës së të hënës. Sipas autoriteteve, makina e tipit Hyundai Tucson ishte në shtëpinë që autori i sulmit Stephen Paddock, ndante me të dashurën e tij në qytetin Reno.

Paddock hapi zjarr, mbi turmën e mbledhur në një koncert, nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay duke vrarë të paktën 58 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Qindra njerëz morën pjesë në një vigjilje me qirinj të ndezur mbrëmë në Las Vegas për një oficer policie që u vra në sulm.

Në një llogari të çelur për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre deri më tani janë mbledhur mbi 10 milionë dollarë.

Ndërkohë që zyrtarët po kërkojnë për motivet e sulmit, kreu i departamentit të policisë së Las Vegas tha se autoritetet duan të dinë në se Paddock u ndihmua nga dikush tjetër.

“Duhet ta bëjmë këtë supozim. Duhet të ketë patur një farë ndihme në një moment dhe duam të sigurohemi për përgjigjen e kësaj hipoteze”, tha sherifi Lombardo, duke shtuar se me rëndësi është të bisedohet me këdo, që e ka njohur sulmuesin në kërkim të ndihmësve të mundur.

Avokati i të dashurës të autorit të sulmit Marilou Danley, tha se ajo nuk e kishte idenë që Paddock po planifikonte ndonjë akt dhune. Ajo ishte në Filipine në kohën e sulmit të dielën./Mesazhi/

Exit mobile version