Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Masakra në Khan Younis – Dëshmitari tregon për gratë dhe fëmijët e...

Masakra në Khan Younis – Dëshmitari tregon për gratë dhe fëmijët e copëtuar nga bombardimet izraelite

Një sulm ajror i ushtrisë izraelite në orët e para të mëngjesit ka goditur një banesë të mbushur me civilë në qytetin Khan Younis, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave, kryesisht gra dhe fëmijë. Pamjet dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes e përshkruajnë sulmin si një akt të tmerrshëm që ka lënë pas shkatërrim dhe dhimbje të paimagjinueshme.

Jamal al-Mdhoun, një nga të mbijetuarit, rrëfen për Al Jazeera momentet e tmerrit:
“Po flinim në paqe… papritmas gjithçka u shemb. Çatitë ranë mbi gratë dhe fëmijët e pafajshëm. Raketat që do të shkatërronin edhe male, po hidhen mbi fëmijë,” tha ai me zërin që i dridhej nga tronditja.

Sipas tij, të gjitha viktimat e nxjerra nga rrënojat ishin gra dhe fëmijë – asnjë burrë.
“I nxorëm tetë trupa të pajetë, të gjithë gra dhe fëmijë. Ishin copëtuar. Askush nuk kishte shpëtuar,” shtoi ai.

Ai hodhi poshtë pretendimet izraelite për sulme ndaj objektivave ushtarake:
“Janë gënjeshtra. Ata nuk po kërkojnë luftëtarë. Qëllimi i tyre është të shfarosin çdo njeri me identitet mysliman. Këto gra e fëmijë nuk kishin asnjë lidhje me luftën.”

Sulmi në Khan Younis është vetëm një nga shumë të tillë në sulmet e fundit që kanë prekur qendrat e banuara në Rripin e Gazës. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për ndalim të menjëhershëm të dhunës, civilët palestinezë vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të një lufte që duket se nuk njeh kufij moralë. /mesazhi

Exit mobile version