Masakra e pergjakshme ne xhami, numri i viktimave shkon ne 184

Numri i personave të vdekur si pasojë e sulmit pranë xhamisë Ravza në qytetin Arish në Egjipt është rritur në 184.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bëri me dije se mbi 100 persona poashtu janë plagosur gjithashtu në këtë sulm duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.

Sulmi në Xhaminë Al-Rawdah, në qytezën Bir al-Abd të provincës Arish, u ndërmor gjatë falje së namazit të xhumasë.

Sipas dëshmitarëve okularë, terroristët hodhën bombë në mesin e besimtarëve dhe pastaj hapën zjarr kuturu.