Numri i personave të vdekur si pasojë e sulmit pranë xhamisë Ravza në qytetin Arish në Egjipt është rritur në 184.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bëri me dije se mbi 100 persona poashtu janë plagosur gjithashtu në këtë sulm duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.
Sulmi në Xhaminë Al-Rawdah, në qytezën Bir al-Abd të provincës Arish, u ndërmor gjatë falje së namazit të xhumasë.
Sipas dëshmitarëve okularë, terroristët hodhën bombë në mesin e besimtarëve dhe pastaj hapën zjarr kuturu.