Policia izraelite ka vendosur një imponim të ri lidhur me faljen e namazit në Xaminë e Shenjtë Al Aksa, duke ndaluar hyrjen për burrat muslimanë nën moshën 50 vjeçare.
Ky njoftim erdhi pak orë përpara protestave masive që po mbahen pikërisht në kohën e namazit të xhumasë.
Palestinezët planifikuan demonstrata të reja kundër masave të sigurisë në vendin e shenjtë, një javë pas trazirace vdekjeprurës në kompleks, ku mbetën të vrarë tre palestinez dhe dy policë izraelit. /MESAZHI/