Marsi i ditëve të shënuara edhe te shqiptarët apo serish vjen Marsi

Dr. Alban Dobruna

Marsi  është një muaj i përtërirë në traditën e vjetër të kombit tone, që ka kaluar nëpër stuhi të rënda ekzistenciale. Muaj mars mbi të gjitha ruhet në kujtesën tone, si hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në Korçës, është shkolla e parë e demokratike, kombëtare, dhe laike e gjuhës shqipe. Ndryshe, data e 7 marsit njihet edhe si: “Dita e Mësuesit” te shqiptarët.  Shkolla u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, dhe ishte frytë i angazhimin të rilindëseve tanë. Por, ky hap në historinë tonë lidhet me emrin e mësuesit të parë të kësaj shkolle Pandeli Sotiri, dhe Diamant Terposë shtëpia e së cilit u ishte ofruar për

Dita e mësuesit

Si zhvillimi i përgjithshëm ekonomik ashtu edhe ai arsimor në këtë periudhë u bë në rrethana specifike në krahasim me rajonet e tjera të Perandorisë Osmane. Aspektet kulturore dhe arsimore, në këtë kohë ne vendin tonë nuk ishin në të kënaqshme. Një pjesë e  popullatës nuk dinin shkrim e lexim, traditat ishin të pakta në shkollim. Rrjedhimisht, vërehej edhe mungesa e kuadrit mësimor, e mjeteve për mësim, edhe pse Shoqëria e të shtypurit shkronja në Stamboll, në këtë periudhë po bënin punën e vetë sa i përket teksteve mësimore në gjuhën shqipe.  Mungesa e shkollimit laik në gjuhën tonë, bëri që këtij segmenti me rendësi, rilindësit në krye me mësuesin dhe drejtorin e parë të kësaj mësonjëtore, Pandeli Sotirin të filloin mësimin në gjuhën shqipe.  Fillimisht, me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhë shqipe, histori, gjeografi, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.  Hapja e shkollës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Edhe krerët tanë fetarë e çmonin shkollën, kështu hafiz Ibrahim Dalliu thoshte:

Shkolla, o rrezja e Perëndisë.

Ti ia ke çelë sytë gjithë njerëzisë.

Bani edhe djemtë tanë t’hollë

Shollë, shkollë dritë o shkollë.

Zoti i madh që vranë e kthjell

Kthefsh faqe dhe prej nesh,

Si shenjast që duken n’qiell,

Njashtu u befsh shkolla shpesh”.

 

Ndërsa, kleriku Gjergj Fishta shkruante:

“Jo, po, pra moj lum pinjolla

Sod n’ Shqypni dhe po ka shkolla,

Ku shkojn varzat shqera shqera

Si ajo bleta kahë pranvera”.

Dita e Nënës

Sa kohë që do të shkruhet e do të flitet për këtë muaj, do të shndritë 8 marsi i historisë sonë e të gjithë njerëzimit, ku do ti përkujtojmë më të dashurat tona, nënat, të cilat në të gjitha periudhat e zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore roli i saj ishte dominant, si bie fjala, në bashkësinë e pare primitive, në kohën e matriarkatit. Në këtë kohë rol kryesor në shoqëri kishte gruaja, pasi që mbi supet saja binte e tërë pasha e drejtimit të ekonomisë së përbashkët shtëpiake, kujdesi për fëmijët, ruajtja e zjarrit, përgatitja e ushqimit e shumë punë të tjera me rendësi shoqërore. Pra, si në periudhë e mëvonshme më të civilizuar, edhe në këtë periudhë të zhvillimit gruaja zëntë një vend të rëndësishëm dhe të merituar si në jetën ekonomike ashtu edhe në atë shoqërore e të gjinisë. Në këtë kohë lind edhe kulti i gruas-nënë e cila do të bëhet sinonim i qëndresës e i sakrificës. Emri i nënës rrezaton paqe, mirëkuptim e dashuri për të gjithë njerëzimin e kësaj Bote, duke u bërë shpresë e jetë për ta.

Sakrifica familjare

Muaji mars duke qenë muaj unik që në vete gërsheton aq fuqishëm dijen, dashurin dhe  guximin e pashoq për ta sfiduar me dekada të tëra atë trysni dhe terror të madh që i bëhej Kosovës dhe shqiptarëve. Lufta  çlirimtare antiserbe për bashkim kombëtar të popullit të Kosovës (1912-1999) ka nxjerr disa figura të shquara luftëtarësh dhe prijësish, që me shembullin e tyre të sakrificës e të vetëmohimit, kanë përjetësuar emrat e tyre në historinë e Kosovës, dhe kanë zënë vendin e merituar në altarin e lirisë së kombit shqiptar. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe Adem Jashari, i cili u shqua për atdhedashuri, e guxim të rrallë, i gatshëm për t’u sakrifikuar për idealet e lirisë së popullit të tij. Akti heroik i qëndresës së tij në fillim të marsit 1998, bashkë me gjithë familjen Jashari, jehoi fuqishëm në ndërgjegjen e çdo familje shqiptare. Emri i tij është i lidhur ngushtë me lindjen, rritën dhe zhvillimin e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës. Për pjesëtarët  e saj., qëndresa e tij madhore, do të shërbejë si shembull frymëzimi e vetëmohimi deri në çlirimin e Kosovës në qershor 1999.  Por, marset në këtë vend sigurisht se janë duke ardhur akoma, do të vinë edhe më tutje, me pengesa e sfida të ndryshme, varësisht nga rrethanat që po krijohen ndër vite tek ne. Por, të bindur se sikur herëve tjera edhe në të ardhëm ne do t’ia dalim sepse “rruga e jonë me të cilin po ecim është e shtuar me gjemba, por qëllimet tona janë aq të larta se ia vlen të ecim nëpër gjemba”-thoshte rilindësi ynë Naim Frashëri. Andaj, pavarësisht sfidave në duhet të ecim së bashku./MESAZHI/