Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor nga sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Në mbledhjen e cila do të nisë nga ora 16:00 sipas kohës lokale në Kosovë, Gërvalla do të flas për të arriturat dhe sfidat e vendit, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohërit.
“Gjatë kësaj seance, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit si dhe t’i njoftojë pjesëmarrësit në seancë për perspektivën e përgjithshme të vendit në vitet pasuese”, thuhet në njoftim i MPJD-së. /