Marok, 15 te vdekur nga perplasja e turmes

Të paktën 15 persona mbeten te vrare si pasoje e turmes qe u rrezuan gjatë  shperndarjes së ushqimit në një kuzhine popullore.

Nga incidenti kane mbetur edhe 40 vetë te plagosur.

Ambulancat arritën në vendin e ngjarjes për të transportuar njerëzit e lenduar në një spital rajonal për trajtim, ndersa ende nuk jane percaktuar rrethanat e tragjedise.

Media lokale njoftoi se një “bamirës” kishte filluar një shpërndarje në një sallë kur një turmë prej rreth 800 njerëzish, kryesisht gra, “u zhytën me shpejtësi” ne kete zonë, tha Sky News.

Ministria e Brendshme e Marokut lëshoi një deklaratë ku njoftoi se Mbreti Mohammed VI i ka udhëzuar autoritetet marokene të japin ndihmën e nevojshme për familjet e viktimave. /MESAZHI/