Marksi një i papunë që prodhon papunësi

Roald Hysa

Karl Marksi ka qenë një parazit dhe një i papunë profesionist, që hante në kurriz të të tjerëve. Pasi mori një arsimim të mirë dhe kishte një mendje të mprehtë ai kurrë nuk punoi seriozisht kudo që u punësua gjatë jetës së tij. Megjithatë ai shkroi shumë për proletariatin, megjithëse ai vetë nuk ishte i tillë. Ai mbante statusin e gazetarit, filozofit, shkencëtarit, por realisht ai nuk u bë asnjëri prej tyre.
Në kohën kur shkruante libra politikë dhe filozofikë për revistat komuniste, po ashtu i shkruante Frederik Engelsit, ku i qahej për varfërinë e tij. Letrat drejtuar Engelsit janë të shumta dhe ai i qahej atij, se fëmijët e tij hanin bukë e ujë, se nuk kishte me se të paguante qeranë, se nuk kishte para për ilaçet etj., etj.
Ndërsa Engelsi ishte një shok i Marksit i dhënë pas jetës së qejfeve dhe një djalë plangprishës i kapitalistit dhe industrialistit më të pasur të asaj kohe në Gjermani Frederik Engels Senior. Ai e mbështeti Marksin dhe familjen e tij të varfëruar dhe Karl Marksi për shkak të dembelisë vdiq i varfër. Por çfarë idesh janë ato, që të mos punosh e të rrosh në kurriz të tjetrit, duke plaçkitur pasuritë e kapitalistave?
Socializmi nuk është ideja e barazisë sociale, ajo është ideologjia e varfërisë universale. Teoritë barazitare të dala nga këto lloj ideologjish kanë rezultuar në varfëri ekstreme si materiale, po ashtu edhe shpirtërore.

Roald Hysa

May be an image of 1 person
Karl Marx