Markat luksoze të modës eksplorojnë pranimin e pagesave në Bitcoin

Deri më sot vetëm një numër i vogël markash luksoze të LVHM si orët Hublot dhe Tag Heuer si dhe markat e njohura Gucci dhe Balenciaga të Kering kanë eksperimentuar me pagesë në kripto.

Vlera e bitcoin e cila ka shpërthyer në dy muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e markave të modës të cilësisë të lartë duke shtuar interesin për kriptomonedhat si një formë pagese.

Deri më sot vetëm një numër i vogël markash luksoze të LVHM si orët Hublot dhe Tag Heuer si dhe markat e njohura Gucci dhe Balenciaga të Kering kanë eksperimentuar me pagesë në kripto.

Në javët e fundit dyqani luksoz Francez Printemps njoftoi se ka bashkëpunuar me bursën më të madhe në botë Binance dhe firmën Franceze të teknologjisë Lyzi për të pranuar pagesat në kriptomonedha përfshirë bitcoin dhe ethereum për dyqanet e saj.

Kështu bëhet rrjeti i parë Europian i dyqaneve që pranon pagesa të tilla. Marka luksoze e çakmakëve dhe stilolapsave S.T. Dupont tha për Reuters se synon të pranojë pagesa me kriptomonedha në dy dyqane në Paris para festave.

Në fushën e eksperiencave, kompania e lundrimit Virgin Voyages filloi këtë muaj duke ofruar produktin e saj të parë që pranon bitcoin si një opsion pagese – një abonim vjetor prej 120,000 dollarësh për deri në një vit lundrim në anijet e saj turistike.

Rregullatorët kanë paralajmëruar prej kohësh se kriptmonedhat si bitcoin kanë rrezikshmëri të lartë. Luhatja e tyre ka shërbyer si një pengesë për adoptimin e tyre si formë pagese.