Ta vësh foshnjen në gjumë është një prej punëve më sfiduese për prindërit. Shumë prej tyre vendosin që në orët e vona ti vendosin bebet në veturë, pasi aty rehatohen më mirë, dhe i zë gjumi menjëherë.
Marka e veturave Ford e ka “nuhatur” këtë dukuri, dhe e ka zhvilluar këtë krevat special, i cili imiton lëvizjet e veturës, dritat dhe vibrimin që bën vetura. Shtrati i vogël ka edhe zërim si të veturës, dhe kjo pajisje është “garantues” i gjumit të mirë!