Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mark Rutte emërohet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Mark Rutte emërohet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga NATO, është vendosur që Rutte të emërohet Sekretari i ri i Përgjithshëm.

Kryeministri holandez do të marrë detyrën e tij në dorëzim nga Jens Stoltenberg më 1 tetor.

Rutte dha dorëheqje më 7 korrik 2023, pas rënies së qeverisë së koalicionit në Holandë dhe njoftoi se do të vazhdonte detyrën e tij si kryeministër deri në formimin e qeverisë së re dhe se më pas do të largohej nga politika aktive.

Pasi u bë e qartë se mandati i Stoltenbergut nuk do të zgjatej për një mandat tjetër, Rutte shpalli kandidaturën e tij për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s.

Rutte, i cili fitoi mbështetjen e shumë vendeve në një kohë të shkurtër, së fundmi më 18 qershor mori miratimin nga Hungaria.

Rutte mbeti kandidati i vetëm pasi më 20 qershor kandidati tjetër, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi tërheqjen.

Exit mobile version