Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë dhe drejtuese e së djathtës ekstreme Fronti Nacional (FN), Marine Le Pen, deklaroi se “monedha euro është e vdekur” dhe se Franca doemos duhet të kthejë valutën e frangës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për gazetën “La Parisien”, Le Pen tha se kontrolli i valutës është faktori kyç i cili mundëson zbatimin e procesit të nevojshëm ekonomik.
Le Pen më tej pohon se duhet të përdoret fushatë jashtëzakonisht e madhe me rastin e tregtisë ndërkombëtare, ndërsa sipas saj euro si valutë e përbashkët është “barrë e madhe” për Francën.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në javën e kaluar morën pjesë gjithsej 11 kandidatë, ndërsa lideri i lëvizjes “En Marche” Emmanuel Macron dhe liderja e së djathtës radikale Le Pen si fitues të raundit të parë tashmë kanë nisur fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 7 maj.