Marihuana e shpërndarë në Kosovë, arrestime në pesë qytete të mëdha të vendit

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëshit të fundit ka kryer disa arrestime të personave që janë kapur me marihuanë.

Nëpër pesë qendra të mëdha të Kosovës si Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni e Gjilani, ka pasur arrestime të personave të kapur me marihuanë, shkruan lajmi.net.

Në Mitrovicë në rrugën Bislim Bajgora janë arrestuar dy meshkuj kosovarë tek të cilët janë gjetur dy qese të vogla dhe një cigare marihuanë. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar me procedurë tër regullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla dhe një cigare e mbushur me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.99 gram. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në Gjakovë gjithashtu janë arrestuar dy persona meshkuj tek të cilët është gjetur një cigare dhe një qese marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit tek njëri është gjete dhe sekuestruar një cigare e mbushur me substanca të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 1.18 gram kurse në banesën e të dyshuarit tjetër gjatë bastisjes është gjete dhe sekuestruar një griner për bluarje të substancave narkotike. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Pejë kanë ndodhur dy arrestime tek persona të dyshuar ku është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu, të dyshuarit janë liruar.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton PK.

Arrestim për posedim të marihuanës ka pasur edhe në Prizren me ç’rast tek një person është gjetur një qese plastike me 0.65 gram marihuanë. I dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjete dhe sekuestruar një qese plastike me 0.65 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thonë detajet e policisë.

Gjithashtu edhe në Gjilan është arrestuar edhe një person tek i cili janë gjetur 11 qese të vogla gjegjësisht 13.9 gram marihuanë. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për të cilin ka pas informata se është duke bërë shitblerje të substancave narkotike. Tek i dyshuari janë gjete dhe sekuestruar 11 qese të vogla me gjithsejtë 13.9 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia.