Ballina Artikuj Margjinalizimi i mendjes ky virus shkatërrues!

Margjinalizimi i mendjes ky virus shkatërrues!

Dr. Rijad Imeri

Më e rrezikshme është tkurrja e trurit në këto ditë të ftohta se sa tkurrja e muskujve, ngase dhimbja e muskujve mund të zgjas një ditë, por dhimbja e trurit mund të të shoqëroj gjat gjithë jetës!

Të mos kuptosh më larg se sa shkronjat, dhe shkronjat mos t’i lexosh deri në fund, e pastaj të mos je në gjendje ta kuptosh mesazhin e përgjithshëm të një teksti, kjo është mjerim!

Nëse e lexojmë Kur’anin në tërsi, beteja më e fuqishme ideologjike është sillur rreth tri personazheve:

Rreth Ibrahimit a.s., ku Allahu tregon se ai nuk u përket as idhujtarve e as hebrejve e as të krishterëve!

Rreth Musait a.s.: ku Allahu e sqaron se mesazhi i tij ishte drejtimi i hebrejve drejt Zotit e jo drejt vetes dhe racës së tyre!

Rreth Isait a.s.: Ku Allahu tregon natyrën e tij njerëzore dhe nënshtrimin e tij ndaj Zotit!

A thua pse?

Ngase kjo ideologji zotëronte në gadishullin arabik në kohën e Pejgamberit a.s. dhe Kur’ani e ka argumentuar me fakte të ndryshme se këta Profetë nuk i takojnë askujt pos udhëzimit të shpallur nga Zoti i gjithësisë dhe pasuesve të këtij udhëzimi hyjnor!

Për këtë ata musliman që mendojnë se të tjerët janë më primar se ne në Jezusin(Isain a.s.), Musain a.s. apo ndonjë Pejgamber tjetër në ndonjë ditë apo moment, ata nuk e meritojnë të quhen musliman.

Hoxhë Rijad Imeri

Exit mobile version