Maresca arrin marrëveshje me Chelsean

Drejtuesit e Chelseat kanë gjetur zëvendësimin për trajnerin Mauricio Pochettino, i cili u largua ditë më parë.

Italiani Enzo Maresca do të jetë në krye të Chelseat prej sezonit të ri pasi tashmë ka arritur marrëveshje dhe së shpeji do të firmos kontratë për gjashtë vjet.

Maresca ishte për një vit asistent i Pep Guardiolas te Manchester City, ndërsa verën e shkuar mori drejtimin e Leicesterit, ekip që e riktheu në Premier League për sezonin 2024/25.

Për angazhimin e Marescas, i cili do të prezantohet ditëve në vijim te Chelsea, ekipi nga Londra do t’i paguajë Leicesterit 10 milionë euro dëmshpërblim për shkak se tekniku italian ka kontratë valide deri në vitin 2026.