Marco Verratti dhe Abdou Diallo nga PSG pozitivë në COVID-19

Klubi francez Paris Saint-Germain (PSG) ka bërë të ditur se dy futbollistë të klubit, Marco Verratti dhe Abdou Diallo, kanë rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Testet e futbollistëve Marco Verratti dhe Abdou Diallo kanë rezultuar pozitive në COVID-19”, njoftoi klubi në Twitter.

“Ata do të fillojnë një periudhë izolimi dhe do t’i nënshtrohen protokolleve të duhura shëndetësore”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Mesfushori italian Verratti, 28-vjeçar, ka luajtur për PSG-në që nga viti 2012 dhe ka marrë pjesë në 18 ndeshje këtë sezon.

Diallo, një mbrojtës 24-vjeçar francez, u bashkua me kampionët e Francës nga klubi gjerman Borussia Dortmund në vitin 2019.

Ai ka bërë 19 paraqitje për PSG-në këtë sezon.