Claudio Marchisio, mesfushori i Kombëtares së Italisë e ka konfirmuar në njëfarë mënyrë largimin nga Juventusi.
Marchisio ka publikuar një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Ndonjëherë fjalët nuk nevojiten”.
Kjo nënkupton se mesfushori 31-vjeçar do të largohet nga Torino gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Italiani ka shënuar afro 33 gola në 285 paraqitje për bardhezinjtë. Të interesuar për të janë dy klube, Milan dhe Chelsea./