“Marca”: Enis Bardhi, pasuria e Levantes

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se pas një sezoni të shkëlqyer, Enis Bardhi, mund të sjell të ardhura të mëdha financiare për skuadrën e vogël nga Valencia. Bardhi në këto 3 vite, me golat e shënuara u bë futbollisti i huaj më efikas te Levante dhe golashënuesi i pare i kësja skuadre, pas restartit të La Ligës. SIpas “Marca”-s, Arsenali dërgoi ofertën e parë, ndërsa për Bardhin interesohet edhe Fiorentina, por edhe 2 kube nga Bundesliga.

E përditshmja spanjolle raporton se vlera e Bardhit sipas “transfermarktit” është 12 milion euro, ndërsa në merkaton e futbollistëve, vlera e mesfushorit shqiptarë shkon nga 20 e deri më 30 mln euro. Ndryshe kontratë e Bardhit me Levanten skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola për prishjen e marrëveshjes është 50 mln euro.