Maratona e Akullit në Antarktidë u fitua nga amerikanët Stephanie Estridge dhe Michael Higgins.
Një garë e përvitshme që zhvillohet pak kilometra nga Poli i Jugut, me temperature që shkojnë -20 gradë Celsius dhe erërave të forta që kthehen në problem për garuesit.
Estridge iu deshën më shumë se 5 orë për të përshkuar 42 kilometrat, ndërsa për Higgins rreth 4 orë.
Një garë kjo që mblodhi 68 të apsionuar të guximshëm të cilët paguan secili nga 20,500 Dollarë për t’u regjistuar si pjesëmarrës.
Maratona e Akullit në Antarktidë zhvillohet prej vitit 2005 duke tërhequr gjithmonë e më shumë vëmendjen.