Maqedonia Veriore po bëhet gati të hap kufijt në këtë datë

Maqedonia Veriore ende mbetet vatër epidemiologjike nga koronavirusi. Për këtë, shteti fqinj po mbanë kufijt të mbyllur për të gjitha shtetet.

Megjithatë, Maqedonia Veriore ka hartuar planin që të hap kufijt me datë 1 korrik.


Greqia është shteti që po pëson më së shumti nga shtetet fqinje nga mbyllja e kufijve të Maqedonisë ngase turizmi është hapur atje, por mbyllja e kufirit po cënon qytetarët e disa shteteve për të vizituar plazhet greke, shkruan Indeksonline.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Maqedoni po parashikon qetësimin e situatës nga pandemia në fund të muajit qershor, dhe për këtë arsye është planifikuar menjëherë hapja e kufijve.

Fillimisht, kufijt pritet të hapen për shtetet fqinje të Maqedonisë Veriore, Kosovën, Shqipërinë e Greqinë, ndërsa kufiri me Serbinë pritet të rishikohet varësisht nga situata që pritet të jetë në atë shtet në fund të muajit qershor.