Në Maqedoni sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare, të katërtat me radhë të parakohshme që nga viti 2008.
Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.784.416 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa të drejtën e votimit mund ta realizojnë me letërnjoftim ose pasaportë. /SHENJA/